Burri dyshohet se vrau gruan dhe dy vajzat e tij në Michigan

Një  burrë dyshohet se vrau të dashurën dhe dy vajzat e tij  e më pas vetën. Ngjarja raortohet se ka ndodhur në Michigan. Autoritetet dyshojnë se gruaja kishte planifikuar të linte të dashurin e saj.
Policia gjeti Cindy Clouse , 35, të vdekur brenda shtëpisë së saj në Lee Township, si dhe vajzat e saj Autumn Hagger  13 vjeç dhe Mackenzie Hagger , 10 vjeç.Në vendngjarje u gjet i vdekur edhe i dashuri i gruas, Roger Kyle Hagger, 34 vjeç, i cili ishte babai i vajzave.
Një i afërm shkoi në shtëpi për të parë nëse ata ishin mirë sepse nuk ishte dëgjuar me Cindy për më shumë se 24 orë.
Pasi ka parë nga dritarja, i afërmi ka parë njërën prej vajzave të shtrirë në dyshemenë e një dhome dhe ka telefonuar 911.
Sherifi i Qarkut Allegan, Frank Baker tha se nëna kishte ndërmend të linte babanë e vajzave të saj, me të cilët kishte qenë në një lidhje prej shumë vitesh, megjithëse ato nuk ishin të martuara ligjërisht. Nëna dëshironte t’i nxirrte vajzat nga shtëpia dhe të fillonte një jetë të re me to, thanë burime pranë saj.
Baker tha se nëna me sa duket kishte paketuar gjërat e saj para të shtënave. Policia dyshon se debati filloi kur Roger e pa atë duke bërë paketimin.
Motra e Cindy-t, Amy,  thase Roger ishte një njeri “kontrollues”. “Kishte një anë të tij që ne nuk e dinim. Po ta kishim njohur, do ta kishim ndihmuar të largohej,” tha ajo.  /21Media

Back to top button