Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Drenas.

Policia ka reaguar menjëherë duke e arrestuar të dyshuarin i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, transmeton rtv21.tv.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media