Viktima ka pranuar tretman mjekësor

Viktima ka pranuar tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dje në Fushë Kosovë dhe më pas është arratisur.

“Viktima femër K-shqiptare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte rrahur nga burri i saj i dyshuari mashkull K-shqiptar”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Sipas policisë i dyshuari gjendet në arrati./21Media