“Ujë në mushkëri, Zoti të ndihmoftë bir”.

A je sot më mirë?

“Pak me thanë ama jo”.

Lumjan Shabedini 24 vjeç është i shtruar në spital. Me nënën e tij komunikojnë përmes viberit.

“Hajde për të mirë zemra ime, folim më vonë”.

Bluza që ka veshur tregon më së miri shpirtin luftarak të Nënës Sherife.

Sherifja është vetë burrë e vetë grua.

Burri i saj ka vdekur para 7 vitesh. E sikur të mos mjaftonte kjo, Sherifes i ka vdekur edhe vajza 30 vjeçe, e këtë nënë me halle sa malet, po e shkatërron djali i saj i sëmurë.

Mjekët i kanë thënë se mushkëritë i ka të mbushura me ujë dhe të dëmtuara dhe se duhet të dërgohet jashtë shtetit për shërim.

Kur flet për hallet, nëna Sherife nuk mund t’i mbajë lotët.

“Deri sa të më lënë këmbët unë do të kujdesem, veç djalin ta shoh në këmbë asgjë tjetër nuk dua. Në rrugë kisha fjetur, vetëm djalin ta shoh duke ecur si shokët. I kam rritur me lot për faqesh”, tha Sherife Shabedini.

Për të blerë barna për djalin e saj të sëmurë, ajo shet bakllava në pazarin e Shkupit.

TV21: A po punon?

Sherife Shabedini: “Jo tani për tani asgjë, i kam bërë nja 2-3 bakllava i kam shitur, kam blerë pak hargj për shtëpi, pak me ngrënë. Me spitalin nuk po muj me arrit me të hollat. Nuk di, nuk di çfarë të bëj”.

Nëna Sherife kërkon të mblidhen të holla që të mundet djalin ta dërgojë jashtë shtetit për shërim.

Kjo familje jeton me qira në qendër të Shkupit, përveç pensionit që i ka lënë burri, nuk merr asnjë të ardhur tjetër, ndërsa me pensionin e paguajnë qiranë e shtëpisë, raporton TV21./21Media

NUMRI I FAMILJES: 070-838-709