Janë publikuar pamjet e grabitjes së argjendarisë në qendër të qytetit të Gjirokastrës.

Ngjarja u shënua pasditen e 31 marsit, ndërkohë policia ka shpallur në kërkim ish bashkëshortin e gruas së argjendarisë.

Në video duket moment kur një burrë me size dhe me një xhup ngjyrë lejla hyn në argjendari dhe më pas nxjerr dhe automatikun që e ka të fshehur poshtë xhupit. Pas tij hyn dhe një djalë i ri i cili pasi vendos doreza nis të fusë në çantë bizhuteritë.

Burri pasi ka nxjerrë automatikun e fsheh prapa kurrizit ndërsa duket se komunikon me shitësen.

“Më datë 31.03.2021, rreth orës 18:10, në lagjen “18 Shtatori”, në një argjendari, dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve”, njoftoi dje policia.

Më pas dy autorët janë larguar në këmbë./oranews