Prindon Sadriu, burri i u.d. së presidentes, Vjosa Osmani, i ka reaguar deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj e cila tha se ‘Kosova po e pret shkarkimin e burrit tënd, Vjosë, i cili gjithë ditën rri në Prishtinë por e merr pagën e konsullit në Shkup’.

Sadriu ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj Kadrijajt.

“1. Znj. Time Kadrijaj do të paditet për shpifje;
2. Unë nuk jam, dhe as nuk kam qenë ndonjëherë Konsull;
3. I përkas grupit të gjashtë diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008 — shumë vite para se të njihesha me Vjosën;
4. Si Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme duhet ta dini se Presidentja u.d., nuk emëron e as shkarkon diplomatë të nivelit tim, por vetëm Shefa të misioneve. Për fat të keq ju —dhe të tjerët si ju —ma keni mohuar mundësinë për të qenë Shef Misioni sepse nuk ju ka interesuar profesionalizmi në shërbimin e jashtëm;
5. Duke përfshi përvojën në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kongresin Amerikan kam gjithsejë 14 vite përvojë relevante në fushën e marrëdhënieve me jashtë, ndërsa 16 vite përvojë pune profesionale”, ka shkruar në Facebook Sadriu.