Burri ia lëndon gishtin ish bashkëshortes

 

Policia dje e ka arrestuar një burrë kosovar nga Prishtina, pasi që i njëjti i ka lënduar gishtin e dorës ish bashkëshortes së tij.

”Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se  ish bashkëshorti i saj me të cilin është e ndarë qe një vit, gjersa ka qenë duke i marr fëmijët në vikend ia ka lënduar viktimës gishtin e dorës me derën e shtëpisë”, është bërë e ditur në raport.

Ndërkaq, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button