Një person i kërkuar u dorëzua në polici në West Sussex për të mos kaluar më shumë kohë në izolim me njerëzit me të cilët jeton.

Burri, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, u paraqit vullnetarisht në polici të mërkurën pasdite me shpresën për të marrë pak “paqe dhe qetësi”, transmeton rtv21.tv.

Policia tha se burri, i cili ishte “në kërkim për t’u rikthyer në burg”, u dorëzua në stacionin policor Burgess Hill.

Psikologët po raportojnë një rritje të njerëzve që përjetojnë simptoma të stresit të qëndrueshëm duke përfshirë problemet me gjumin dhe përqendrimin dhe shumë njerëz janë të dëshpëruar për kontaktin njerëzor pas disa muajsh izolim.

Kthimi në burg duket të ketë qenë më tërheqës për këtë njeri sesa të qëndroj në izolim me disa të tjerë.

Një gamë e gjerë studimesh kanë zbuluar se pandemia ka dëmtuar marrëdhëniet me familjen dhe miqtë. Çiftet gjithashtu kanë ndjerë tendosjen./21Media