Policia në Ferizaj ka arrestuar një burrë të moshës 40 vjeçare, nën akuzën për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Policia e Kosovës, i dyshuari kishte mashtruar një grua, duke i marrë rreth 9000 euro dhe siç raportohet e gjitha kjo me arsyen se kinse do përkujdesej për shërimin e saj në një spital.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media