I dyshuari u dërgua në mbajtje

I dyshuari u dërgua në mbajtje

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një burrë pasi ka sulmuar fizikisht një grua dje në fshatin Varosh të Ferizajt.

“I dyshuari ka qenë në posedim të sopatës. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë duke mos dhënë detaj të tjera.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media