Një burrë nga Prishtina ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe ky i fundit nuk është në dijeni se ku gjendet. Rastin e ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24 orësh.

Ngjarja ka ndodhur në pasditen e 25 prillit dhe sipas prishtinasit viktima nuk është kthyer më.

Policia rastin e ka cilësuar si ”person i humbur”.

Rasti është ende duke u hetuar./21Media