Është arrestuar një burrë i dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka plagosur me pistoletë bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Perqevë të Klinës.

Sipas policisë, i dyshuari gjatë transportimit të viktimën me veturë për në drejtim të QKMF, ka shkaktuar vet-aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy pasagjeret, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan rtv21.tv.

“Viktima me ndihmën e shpejtë është dërguar në Spitalin e Pejës”, ka njoftuar policia.

Ndërsa, është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media