Një sipërmarrës 31-vjeçar i cili, së bashku me mikun e tij Jon Bier, bleu një qytet fantazmë të quajtur “Cerro Gordo” në 2018 për një shumë prej 1.4 milion dollarë.

Ai shpenzoi të gjitha kursimet e jetës së tij në të, si dhe para nga partneri i tij i biznesit Jon, miqtë, klientët dhe investitorët e tjerë, me shpresën për t’i kthyer ato në një atraksion turistik autentik.

Në fillim të vitit 2020, Brent vendosi të vetizolohej në “Cerro Gordo” pas shpërthimit të pandemisë në botë. Plani fillestar ishte të qëndronte 3-4 javë sepse mendonte se aq do të zgjaste karantina, por ai përfundoi atje për gjashtë muaj, fillimisht për shkak të pandemisë, pastaj sepse kishte rënë në dashuri me atë vend, transmeton rtv21.tv.

“Cerro Gordo”, qyteti “fantazmë” prej 300 hektarësh, dikur ishte prodhuesi më i madh i argjendit në Kaliforni me rreth 4 mijë njerëz në 400 shtëpi. Në gjithë historinë e tij, njerëzit arritën të nxjerrin rreth 17 milionë dollarë sa ishte vlera e argjendit nga minierat.

Por, minierat filluan të shuhen ashtu si edhe qyteti. Brent tani është i vetmi banor në qytetin me 22 ndërtesa, ai, 7 mace dhe 4 dhi./21Media