Dereku i vogël ishte i turpëruar nga një shenjë e madhe e lindjes në gjoksin e tij. Por tani ka një person tjetër që ka të njëjtën shenjë.

Tetë vjeçari nga Kanada u ndie i shëmtuar nga nishani i madh në gjoksin e tij të majtë. Djali i vogël vuajti shumë, kështu që babai i tij, Derek Prue Senior, bëri një gjest prekës, transmeton rtv21.tv.

Në një studio tatuazhesh ai kishte një kopje të saktë të shenjës së lindjes së djalit të tij të vendosur nën lëkurën e tij në një total prej 30 orësh të dhimbshme, të shpërndara në nëntë seanca. Në shkallën e duhur, natyrisht. Tani babai ka të njëjtën shenjë lindjeje në të njëjtin vend me atë të djalit – me ndryshimin e vetëm që e tija është artificiale.

Me këtë gjest prekës, ai e befasoi djalin e tij: “Unë isha aq i lumtur dhe gjithashtu pak i hutuar”, djali kujton momentin kur pa tatuazhin për herë të parë, duke folur për “CBC”. “Nuk e dija që ai donte ta bënte atë”.

Babai Derek tha se vendimi u mor kur vuri re se djali i tij këmbëngulte të mbante bluzën e tij sa herë që shkonte në pishinë. “E dija që po e brente. E pashë se si sillej. Kjo më zgjoi këtë dëshirë në mënyrë që ai të mos duhej të ishte i vetëm”, tha ai.

“Sa herë që babi është me mua, unë mund të heq këmishën time”, tha i biri i lumtur./21Media