Disa gabime janë të kushtueshme, por ky jo. Shumica e njerëzve do ta konsideronin këtë një gabim fitimprurës. Një burrë nga Detroit aksidentalisht bleu një biletë shtesë lotarie dhe ka fituar dy çmime me nga një milion dollarë.

Samir Mazahem, 56 vjeç, tha se po ruante numrat në një aplikacion lotarie pasi kishte biletë 2 dollarëshe, por që kishte kuptuar se në fakt kishte tërhequr edhe një biletë më tepër pa dashje, me të njëjtat numra, transmeton rtv21.tv.

Ai tha se nuk mendonte shumë për këtë dhe nuk i kishte kushtuar vëmendje derisa kishte hapur aplikacionin dhe kishte kuptuar se ka fituar 2 milionë dollarë.

“Nuk mund ta besoja se ishte e vërtetë”, tha Mazahem. “U deshën disa ditë që të kuptohet realiteti se gabimi im ishte paguar në shumën prej 2 milionë dollarësh!”

Mazahem ka tërhequr çmimin e fituar dhe planifikon të blejë një shtëpi dhe të tjerat t’i kursejë./21Media