Takashi Miyagawa, u arrestua në Japoni për shkak se u takua me 35 gra në të njejtën kohë, duke përfituar kështu dhurata nga më të ndryshmet.

Secilës prej tyre ai i tha se donte një lidhje serioze dhe secilës i dha një datë ndryshe të ditëlindjes.

39 vjeçari u arrestua pasi ato e denoncuan për këtë mashtrim.

Ditëlindja e tij e vërtetë është më 13 nëntor.

Një gruas 47 vjeçare i kishte thënë se ditëlindja e tij ishte më 22 shkurt, ndërkaq një tjetër 40 vjeçareje i kishte thënë në korrik e një 35 vjeçareje në prill.

Sipas SoraNews24, numri total që ranë pre e këtij mashtrimi është 35, me mundësinë se nëse ato nuk e kishin denoncuar, ai do vazhdonte me ritmin e njëjtë.

Ai akuzohet për shkak se “i ka vjedhur” atyre rreth 665 funta apo 764.98 euro në total vlerë veshje, dhurata ditëlindjesh dhe para cash.

Rasti vazhdon të hetohet./21Media