Një burrë nga fshati Livoq i Poshtëm në Gjilan ka raportuar në Polici se i është zhdukur bashkëshortja.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se gruaja ishte larguar nga shtëpia më 18 qershor, shkruan rtv21.tv.

“Ankuesi mashkull kosovar informon se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia me datë 18.06.2020 dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë./21Media