Një rast i dhunës në familje është raportuar dje rreth orës 01:30 në Rahovec.

Raportohet se i dyshuari ka sulmuar fizikisht vajzën e tij e më pas edhe anëtarët e tjerë të familjes.

I dyshuari është arrestuar ku me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas policisë rasti vazhdon të hetohet./21Media