Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati e ka quajtur sinjal inkuruajues letrën e përbashkët të dy ministrave të Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Bushati në një shkrim në Twitter ka thënë se bashkëpunimi transatlantik është thelbësor për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.

“Sinjale inkurajuese nga Heiko Mass dhe Jean Yves Le Drian në lidhje me rolin e BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkëpunimi transatlantik është thelbësor për të arritur një zgjidhje përfundimtare, për të parandaluar liderët që shfrytëzojnë ndarjet transatlantike dhe imponimin e zgjidhje etnoctrike”, ka shkruar Bushati në Twitter.

Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu tha se shefi i ekzekutivit, Albin Kurti është i gatshëm të udhëheq dialogun me Serbinë. Por, sipas tij dialogu nuk duhet të jetë akt drejt marrëveshjes, por proces që shpie në marrëveshje./21Media