Butrinti i dhuroi një parfum rep-artistes

Butrinti i dhuroi një parfum rep-artistes

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Butrint Imeri e vizitoi Marokon javën e kaluar. Butrinti nuk u kthye duarthatë nga Maroko, ai i bëri dhuratë një parfum mikes dhe koleges së tij, rep-artistes Tayna. Këtë e bëri të ditur artistja përmes një storie në Instagram, transmeton rtv21.tv

Ata gëzojnë raporte të mira shoqërore dhe kjo po dëshmohet edhe përmes kësaj storie.

Kujtojmë se të dy janë të angazhuar me projekte e me koncerte. Së fundi Butrinti bashkëpunoi me Ermal Fejzullahun. Ata rikrijuan hitin e dikurshëm të Ermal Fejzullahut, “Për një dashuri”.

Kurse “Edhe ti”, është projekti i fundit i Taynës që e solli në bashkëpunim me Mozzik./21Media