Diçka e re nga Butrinti

Diçka e re nga Butrinti

Këngëtari i njohur për publikun, Butrnit Imeri nuk e ka ndërmend të ndalet me sjelljen e bashkëpunimeve.

Aktualisht ai është duke e shijuar suksesin e ripërpunimit të këngës “Për një dashuri” që e solli së bashku me këngëtari e mirënjohur, Ermal Fejzullahu. Kjo këngè deri tani në Yotube ka mbledhur mbi 5 milionë klikime.

Se është duke punuar për një bashkëpunim të  ri e zbuloi vetë Butrinti përmes një fotografi që publikoj në Instagram teksa u pyet nga një adhurues për një gjë të tillë.

“A po vjen ndonjë bashkëpunim tjetër me ndonjë artist tjetër” ishte pyetja që një fans bëri, teksa Butrinti u përgjigj “Po”, duke mos zbuluar detaje tjera./21Media