Ka kohë që këngëtari i mirënjohur shqiptar, Butrint Imeri ishte në përgatitje të një projekti të ri muzikor. Siç duket ky projekt është finalizuar dhe është gati të prezantohet para publikut të gjerë.

Kënga pritet të publikohet më datë 26 qershor, e për të gjithë ju që mezi po prisni ta dëgjoni ju sjellim një fragment nga kënga e re, të cilin artisti e ka publikuar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Me mujt me kthy kohen “Si perpara”.. Shihemi te Premten (26.06), ora 14:00 🤐🔥

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

Butrinti në muajin maj ka sjellë disa nga këngët e tij në versionin akustik. Në mesin e tyre janë këngët e tij më të pëlqyera, “Bella Bella” “Hajt hajt”, “Gjynah”, “Papa”, “Bakllava”, “Ma cherie”, e disa këngë të tjera të publikuara më parë, e që intepretohen tejet bukur nga artisti i mirënjohur./21Media