Butrinti flet për komentet që ka marr pas publikimit të këngës “M’ke rrejt”
16 Dhjetor 2019
Butrinti po shijon suksesin e këngës së re
Butrinti po shijon suksesin e këngës së re
Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, më 14 dhjetor ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “M’ke rrejt”, shkruan rtv21.tv
Butrinti ka treguar se ka pranuar shumë komente pozitive.
“Faleminderit krejtve për gjithë këtë ‘feedback’ kaq pozitiv që ma keni jap me komentet ma të mira që i kom pranu najherë përgjatë gjithë karrierës time”, ka shkruar Butrinti në InstaStory.
Për tekstin e këngës “M’ke rrejt” u përkujdes vetë artisti, ndërsa për muzikën BigBang (REXBOX Entertainment). Kurse për vizuelizimin produksioni Supercut. Për videoklipin artisti është frymëzuar nga seriali i famshëm dhe shumë i ndjekur i Netflix, “La Casa de Papel”./21Media