Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, këngëtari Butrint Imeri do të shpërndajë 100 iftare për familjet në nevojë.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtari në rrjetet sociale. Ai tregoi se këtë nismë e ka marr në bashkëpunim me “Extreme Pizza”, për familjet në nevojë brenda Prishtinës.

Butrinti ka kërkuar nga ndjekësit e tij ta njoftojnë atë për ndonjë familje që njohin për t’i ofruar ifarin.

“Le t’i ndajmë të mirat së bashku”, shkroi tutje këngëtari i hitit “M’ke rrejt”./21Media