Luan Hasanaj thotë se nuk ka mbështetje për organizata mjedisore

Luan Hasanaj thotë se nuk ka mbështetje për organizata mjedisore

Pesë qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-s. Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.

Meqë Kosova ka probleme me Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”,  ka mbajtur edhe sot aktivitete pastrimi. Për të biseduar rreth kësaj në studion e magazinës Bon Bon në RTV 21 ishte i ftuar drejtuesi i kësaj iniciative, Luan Hasanaj.

Ai ka thënë se planet për ruajtjen e ambientit në Kosovë janë shumë të mira, por që nuk po zbatohen. Sipas tij kjo ndodh për shkak se buxheti i ndarë nga qeveria për mjedisin është zero.

“Nëse flasim për buxhetet e vet komunave të cilat i ndajnë për mjedisin lënë për tu dëshiruar…Duke qenë kjo situatë është e pamundur që të kemi shërbime të mira në teren”, ka thënë Hasanaj.

Ai ka shtuar se ka në gjysmën e territorit nuk ka shërbime, janë pak ato komuna që e kanë 100% shtrirjen për kompanitë e pastrimit. Hasanaj ka thënë po ashtu se qytetarët nuk kanë të drejtë ta ndotin natyrën pasi që nuk kanë shërbim, por duhet ta kërkojnë atë. /21Media