Avni Bytyçi, zëdhënësi i PDK-së, i ka reaguar nënkryetares së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila ka thënë se AAK nuk ka kërkuar përkrahjen e Enver Hoxhajt për ta bërë Ramush Haradinajn president, por kanë kërkuar përkrahjen e themeluesve të PDK-së.

Në një postim në Facebook, Bytyçi ka thënë se Hoxhaj flet në emër të PDK-së.

“Time Kadrijaj paska thënë se ata i paskan kërkuar përkrahjen e themeluesve të PDK-së për kandidatin e tyre për President. Koment: Tre prej themeluesve të PDK-se gjinden në Hagë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka kryetarin e saj në detyrë, e ai është z. Enver Hoxhaj. Si i tillë z. Hoxhaj flet në emër të PDK-së, e ai sot foli shumë qartë. Partia Demokratike e Kosovës ka votë vetëm për propozimin që buron nga PDK për pozitën e Presidentit”, ka shkruar Bytyçi./21Media