Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për siç thotë ai sulmet e fundit që ka nisur ndaj gazetarëve dhe mediave.

Bytyçi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Vetëvendosje është parti ekstreme e cila fillimisht ka sulmuar e djegur institucionet, pastaj i linçoi institucionet e zyrtarët e tani në emër të së vërtetës sulmon çdo zë kritik.

“Lëvizja Vetëvendosje i ka sulmuar institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu Kuvendin. Ishin sulme në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo parti, ka kërcënuar anëtarët Gjykatës Kushtetuese, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur dhe efikas të shtetit. E disa po çuditen pse ju erdhi rendi kërcënimit të mediave. Të tilla janë partitë politike ekstreme.”, ka shkruar mes tjerash Bytyçi.