Ka shumë alternativa që ndihmojnë për një gjumë të mirë e të rehatshëm dhe një prej tyre është edhe receta e këtij çaji që do t’ju prezantojmë sot:

Përbërësit

1 banane mesatare

Pak kanellë pluhur

1 litër ujë

Përgatitja:

-Vendosni ujin të ziejë në nxehtësi mesatare

-Ndërsa prisni që uji të marrë valë, lani bananen me kujdes.

-Prisni skajet e bananes duke mos ia hequr lëkurën.

-Kur uji të ketë marrë valë, shtoni bananen.

-Lëreni të ziejë edhe për 10 minuta. Hiqeni nga nxehtësia.

-Hiqni me kujdes bananen më pas. Hidheni çajin në një enë të pastër.

-Shtoni pak kanellë dhe kullojeni. Lëreni çajin të ftohet.

-Ruajeni në frigorifer.

Një orë para gjumit pini një gotë prej këtij çaji duke e ngrohur në mikrovalë.

Banania përmban kalium dhe magnez, të dyja minerale që promovojnë relaksim fizik dhe mendor. Kanella nga ana tjetër ndihmon në qetësimin e nervave, duke ju bërë të ndiheni të relaksuar.