Ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe për Evropë i Shqipërisë, Gent Cakaj, deklaroi se Gjykata Speciale është problem politik dhe spektri politik duhet të jetë i bashkuar si kundërvënje ndaj përpjekjeve që po bëhen për njollosjen e UÇK-së.

Tutje ai shtoi se në Serbi ekziston një përpjekje për ta deshtetëzuar përgjegjësinë gjatë luftës që veprimet e kryera në luftë të paraqesë si grupe kriminale në ushtri, si grupe e individë kriminal e jo për ta marrë përgjegjësinë si shtet.

Më tej Cakaj analizoi përpjekjen e Serbisë për t’i ikur përgjegjësisë shtetërore edhe në ngjarjet në Bosnje.

“Edhe ngjarjet si psh në Srebrenicë po konsiderohet gjenocid i kryer nga serbët lokalë e jo Serbia”.

Ndërkaq Cakaj, lidhur me ngritjen e aktakuzës nga prokurori i Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, deklaroi se këtu merret përgjegjës për krime kundër njerëzimit e thyerejn e rregullave të luftës një përfaqësues i UÇK-së që tani është president i vendit, që tani përmbys narrativën e këtij procesi, që deri tani ka pasur bashkëpunim me organet e drejtësisë ndërkombëtare, është tani niveli i 6 i bashkëpunimit me ndërkombëtarët.

“Gjykata Speciale është krijuar nga Kuvendi me mbështetjen e vetë presidentit Thaçi ish- kryetarit te Kuvendit, Kadri Veseli, prandaj është e pakuptimtë që Kosova të paraqitet si jobashkëpunuese me Gjykatën Ndërkombëtare”.

Më tej Cakaj shtoi se është problem politik sepse Kosova ngarkohet politikisht karshi ndëkombëtarëve, dhe ne duhet të jemi në nivel të detyrës./Rtk