Cakaj mban fjalim në UNESCO

Cakaj mban fjalim në UNESCO

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka mbajtur një fjalim në sesionin e 40-të i Konferencës së Përgjithshme së Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO), që po mbahet në Paris.

Cakaj ka theksuar domosdoshmërinë që Kosova të jetë patjetër pjesë e këtij institucioni.

“Nënvizuam domosdoshmërinë e patjetërsueshme të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO! Denoncuam fushatën dezinformuese të Serbisë ndaj Kosovës dhe e bëmë të qartë edhe njëherë: Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO.”, ka thënë Cakaj.

Sot në Paris u mbajt sesioni i 40-të i Konferencës së Përgjithshme së Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e…

Gepostet von Gent Cakaj am Freitag, 15. November 2019

Ndryshe në nëntor të vitit 2015 Kosova kishte aplikuar për pranim në UNESCO mirëpo nuk kishte arritur të bëhët pjesë e kësaj oraganizate pasi që për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO kishin votuar për 92 shtete kurse për tu anëtarësuar në UNESCO i janë dashur 95 vota./21Media