Cakolli: Largimi i sinjalizuesit nga puna pikërisht sot është frikësim për sinjalizuesit tjerë

(Lajm i përditësuar)


Kryeziu: Draft statuti i Asociacionit i parë dhe i fundit për Kosovën, nuk do ta nënshkruaj kryeministri

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në ”Click” të RTV21 tha se draft-statuti për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili u hartua nga zyrtarët evropianë është i pari dhe i fundit për Kosovën.

Kryeizu madje shtoi se Kryeministri nuk do ta nënshkruaj këtë draft, por ministri i pushtetit lokal.

”Draft statuti i Asociacionit i parë dhe i fundit për Kosovën, i cili do të kaloj edhe dy mekanizma shtetëror, do të kalojë në Qeveri nuk do ta nënshkruaj Kryeministri, nuk është i obliguar do ta nënshkruaj ministri i pushtetit lokal dhe pasatj si vendim do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Kryeziu.

 


Fetoshi: Ndalimi i dinarit, në kontekst të taktizimeve politike të Kurtit për me zhvendos presionin nga çështja e Asociacionit  

Analisti politik, Arben Fetoshi në ”Click” të RTV21 tha se vendimi i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës sa i përket ndalimit të dinarit serb në Kosovë, është marrë për ta zhvendosur presionin nga çështja e Asociacionit.

”Në kontekst të taktizimeve politike të kryeministrti Kurti për me zhvendos presionin nga çështja e Asociacionit   vendimi për dinarin është një farë fluskole që ka hyrë në kombinim këto ditë, ndoshta me idenë që të shtyhet në kohë, të zhvendoset vëmendja të cijnë në rend situata të tjera”, tha Fetoshi.


Ndalimi i dinarit serb, Kryeziu: Vendim ligjor, jo politik

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në ”Click” të RTV21 ka folur për rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës sa i përket ndalimit të dinarit serb në Kosovë.

”Qeveria mes vendimeve tjera të drejta edhe këtë e ka të drejtë legjitime legale e cila dhe duhet të zbatohet ashtu siç po thotë Qeveria”, tha Kryeziu.

Ai tutje tha se ky nuk është vendim politik, por ligjor, bankar.


Kryeziu: Departamentet ligjore nuk janë të koncentruara gjatë përpunimit të projekligjeve

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në ”Click” të RTV21 tha se vitin 2023 kanë qenë 11 ligje, për çka është ngarkesë për Gjykatën Kushtetuese.

Ai tutje ka shtuar se departamentet ligjore të ministrive nuk po koncentrohen gjatë përpunimit të projekligjeve.

”Gjatë vitit që kaloi kanë qenë 11 ligje kjo është shumë për Gjykatën Kushtetuese, është ngarkesë dhe keq për Qeverinë. Janë departamentet ligjore që çdo ministri i ka që e bëjnë projekligjin nuk janë të koncentruar sa duhet”, tha Kryeziu.


Cakolli: Kosova shquhet për dy lloje të korrupsionit

Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës në ”Click” të RTV21 ka treguar se cilat janë llojet më të shpeshta të korrupsionit në Kosovë.

Cakolli tha se për fat të keq Kosova shquhet për kulturë të lartë të mos-ndëshkushmërisë së korrupsionit.

”Në bazë të matjeve që janë bërë nga organizata vendore por edhe nderkombetare Kosova shquhet për dy lloje të korrupsionit, e para marrja dhe dhënia e rryshfetit për përfitimet në tender publik, Kosova shquhet edhe për nivel të korrupsionit të ulët ku qytetarët duhet të japin para apo rryshfet për të përfituar shërbiemt më bazike që ofrohen nga institucionet publike, Kosova shquhet edhe për kulturë mjaft të lartë të mos-ndëshkushmërisë së korrupsionit”, tha Cakolli.


Kryeziu: Nuk ka të drejtë Qeveria të përzihet në drejtësi

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se Qeveria nuk ka të drejtë të përzihet në sistemin e drejtësisë, këtë qasje Kryeziu e ka konsideruar të gabuar.

”Qasja e qeveritarëve duke i emëruar me emër, prokurorët, kryeprokurorët, gjyqëtarët është shumë e gabuar”, tha Kryeziu.


Fetoshi: Raporti i Transparency International është më i mirë se që është gjendja reale sa i përket luftimit të korrupsionit

Analisti politik, Arben Fetoshi në ”Click” të RTV21 deklaroi se raporti i Transparency International që u publikua sot është ”më i mirë në fakt se që është gjendja reale sa i përket luftimit të korrupsionit”.

”Buxheti është aty për xhepat e zyrtarëve të lartë të shtetit”, tha ndër tjera Fetoshi.


Cakolli: Largimi  i sinjalizuesit nga puna pikërisht sot është frikësim për sinjalizuesit tjerë

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës në ”Click” ka thënë se fakti i largimit nga puna i sinjalizuesit që kishte folur për dyshime, ka të bëjë me friksimin e sinjalizuesve tjerë.

”Fakti i largimit nga puna i sinjalizuesit që është larguar nga detyra sot, kemi të bëjmë me një tendencë në radhë të parë për t’i frikësuar sinjalizuesit e rasteve të korrupsionit brenda insituticoneve publike kur kemi të bëjmë me personat e partisë në pushtet dhe kemi të bëjmë me një tendecë për pengim të drejtësisë”, tha Cakolli.

 


Cakolli: Mbi 80% e rasteve të korrupsionit në Kosovë kanë përfunduar me dënim me kusht ose me gjobë

Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës në ”Click” të RTV21 duke folur për raportin e Transparency International që u publikua sot tha se, barrën politike mbi të gjitha zhvillimet në vend e mban ekzekutivi.

”Në dy vitet e fundit mbi 80% e rasteve të korrupsionit të trajtuara nga Gjykatat në Kosovë kanë përfunduar ose me dënim me kusht ose me gjobë, ato raste u kryersit e veprave që janë dënuar më burgim në shumicen e rasteve dënimi ka qenë 1 vit ose më pak”, tha Cakolli.

Sot Transparency International publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023. Indeksi publikohet për 180 shtete të botës, duke përdorur një metodologji vlerësuese e cila është e bazuar në burime kredibile të institucioneve ndërkombëtare. Poentimi bazohet në vlerësim nga zero deri në 100 pikë – ku zero pikë paraqet nivelin më të lartë i korrupsionit, ndërsa 100 pikë do të thotë shoqëri pa korrupsion./21Media

Back to top button