Cakolli për aktgjykimin: Gjykata nuk e mohon logjikën që e përdori Presidentja

Eugen Cakolli nga KDI, ka deklaruar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se arsyeja pse aktgjykimi dekretin e Vjosa Osmanit nuk e cilësoi si antikushtetues, por vetëm si vendim pa efekt juridik, sipas tij lidhet drejtpërdrejt me logjikën e afateve..
Cakolli përmes një postimi në Facebook th se Gjykata në thelb e pranon që afati 30-ditor është detyrues dhe që mosrespektimi i tij ka pasoja. Por ajo sqaron se kjo pasojë nuk aktivizohet drejtpërdrejt përmes këtij afati, por përmes nenit 82, pra përmes afatit 60-ditor dhe shpërndarjes ‘ex constitutione.
Tutje Cakolli tha se Gjykata nuk e mohon logjikën që e përdori Presidentja, e korigjoi si e zbatoi.