Ikona e boksit, Mike Tyson do të rikthehet në ringun e boksit, tashmë si 54 -vjeçar.

Më 12 shtator Tyson do të përballet me Roy Jones JR, në Los Angeles. Raportohet se dueli i dyshes do të zgjasë tetë raunde, dhe të ardhurat e saj, do të shkojnë për bamirësi.

Kujtojmë se, Mike Tyson nuk është ndeshur që nga viti 2005, kur ka humbur nga Kevin McBride. /21Media