Gjykata Speciale ka caktuar seancë të re ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Seanca është caktuar më 17 dhjetor në orën 11:00.

E njëjta do të jetë si lloj konference mbi ecurinë e çështjes, ashtu siç ishte mbajtur më 18 nëntor.

Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.

Po ashtu, ka kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të njëjtat t’i dërgojë deri më 14 dhjetor në orën 16:00.

Më 26 tetor, ndaj ish-krerëve të UÇK-së ishte konfirmuar aktakuza për krime lufte, ndërsa më 4 dhe 5 nëntor ata ishin arrestuar e transferuar në Hagë. Mes 9 dhe 11 nëntorit, ndaj tyre u mbajtën seancat fillestare.