Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, dje nuk u deklarua për fajësinë ose pafajësinë e tij, duke thënë se këtë tash e tutje do ta bëjë përmes avokatit të tij.

Megjithatë, Dhomat e Specializuara kanë planifikuar që më 8 janar të vitit 2021 në orën 15:00 Haradinajt do t’i kërkohet të pranojë fajësinë ose të deklarohet i pafajshëm për akuzat e ngritura kundër tij.

Sipas njoftimit të Gjykatës, nëse i akuzuari nuk pranon ta bëjë këtë, gjyqtari i procedurës paraprake do të paraqesë një deklaratë të pafajësisë në emër të tij, në përputhje me rregullin 92 (2) (f) të rregullave./21Media