Nuk ka asnjë ndryshim sa i takon çështjes së rinovimit të kontratës së Hakan Çalhanoglu me Milanin.

Prej javësh drejtuesit e klubit janë në kontakte me menaxherin e futbollistit për të gjetur një zgjidhje, por duket se palët nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Për rinovimin e kontratës numri 10 i kuqezinjve kërkon të paktën 6 milionë euro në sezon, më shumë se dyfishi i pagës aktuale, por kjo shifër është e papërballueshme për arkat e Milanit. Nëse palët nuk arrijnë marrëveshjen, klubi nga Milanello do të synojë të arrijë te kartoni i Szoboszlai, i cili është alternativë për të zëvendësuar turkun.