Ish-kapiteni i Interit, Esteban Cambiasso mendon se Juventusi nuk duhet ta shesë Cristiano Ronaldon, pasi kjo do shihej si një dorëzim nga ana e tyre.

Rreziku është që humbja e një prej dy më të mirëve në skuadër të shihej si një dorëzim nga jashtë”, tha Cambiasso për Sky Italia.

Tutje Cambiasso tha se në situata si kjo, komunikimi i klubit duhet të jetë i fortë.

Poashtu ai theksoi se “”Ronaldo ka një ndikim të madh kur ju e merrni atë, por në të njëjtën mënyrë ai bën lajme kur përfundimisht e shisni“.