Ka disa ditë që mediat ndërkombëtare shkruanin për marrëdhënien e Camila Cabello dhe Shawn Mendes. Mendohej se ata ishin ndarë për shkak se kishin muaj që nuk shfaqeshin së bashku madje nuk kanë postuar as foto në rrjetet sociale krah njëri-tjetrit.

Teksa të gjithë nisën të analizonin arsyet e ndarjes vjen reagimi i këngëtares së famshme duke hedhur poshtë çdo teori. Ajo i ka bërë një dedikim të dashurit të saj i cili sapo ka publikuar albumin e ri muzikor.

Botës i duhet pak magji në këto momente të vështira. I dashuri im, jam kaq krenare për ty dhe shumë e emocionuar që njerëzit të dëgjojnë albumin që e ke bërë me gjithë zemër”, shkroi ajo.