Can Yaman, aktori i njohur turk, është bërë temë e mediave rozë në Turqi dhe Itali, pas imazheve të publikuara përkrah gazetares italiane, Diletta Leotta.

Në fakt ishte Anna Pettinelli ajo që hodhi bombën dhe menjëherë thashethemet shpërthyen në rrjet.

Pettinelli filloi të fliste për një dashuri të sapolindur mes Diletta-s dhe Can gjatë transmetimit të saj në radio në RDS.

Ajo siguroi se kishte dëgjuar për flirtin nga burime të besueshme janë shprehur se të kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Romë.

Gjithashtu thuhet se ata janë parë dhe duke shkëmbyer puthje pasionante.

Kujtojmë se Yaman 31 vjeçar, është i njohur edhe për publikun shqiptar falë roleve të tij në serialet “Dolunay”, “Erkenci Kus”, “Bay Yanlis”, e disa të tjera.