Can Yaman nis romancën e re?

A ka marrë fund gjithçka?
Aktori turk, Can Yaman dhe gazetarja italiane Diletta Leotta siç duket kanë ndarë rrugët përfundimisht.
Dyshja nuk u panë bashkë për një kohë të gjatë, gjë që bëri të gjithë të dyshojnë se ata nuk janë më bashkë.
Vendimi i tyre për të kaluar pushimet verore ndaras dhe në vende të ndryshme nuk ka lënë pa u vërejtur nga fansat, pasi të dy publikojnë fotografi në Instagram nga rutina e tyre.
Diletta para pak ditësh publikoi fotografi së bashku me familjen e saj në Sicili, ndërkoh që Can ishte në pushime me shokët ne Sardinia.
Kujtojmë se Can asnjëherë nuk e konfirmoi lidhjen e tij me Dilettan, por ata u kapën nga kamerat.
Ndërkohë, Can ishte në Itali në festivalin e filmit, ku mori çmimin “Personazhi i vitit”. e krahë tij në një paraqitje u pa aktorja izraelite Moran Atias, kamera kapi të dy të buzëqeshur dhe duke biseduar me njëri – tjetrin.
Ende nuk ka diçka të konfirmuar, por fotot e dyshes kanë qarkulluar në çdo rrjet social dhe veçse kanë filluar aludimet se ka diçka mes tyre./21Media

 

Back to top button