Canaj: Kurti ka shka*ërruar gjitha urat e besimit te partnerët ndërkombëtarë

(Lajm i përditësuar)
Canaj: Kurti ka shkatërruar gjitha urat e besimit te partnerët ndërkombëtarë
Analisti, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, për kryeministrin Albin Kurti tha se ka shkatërruar gjitha urat e besimit te partnerët ndërkombëtarë.
Për Kurtin, Canaj tha se ai po i ndihmon Vuçiqit në këtë periudhë.
“Mendoj që Kurti e ka humbur besimin prej partnerëve ndërkombëtar, nëse i vie diçka mbi tavolinë ai duhet ta përfundoj aty për aty dhe me siguri nuk e pret askush më, po e bëjë këtë, po e shtyej etj…, përshkak se ka të bëjë me besimin dhe Kurti i ka shkatërruar gjitha urat e besimit të cilat kanë qenë me partnerët tanë ndërkombëtar. Kjo është ajo që them se edhe Kurti po i ndihmon Vuçiqit në këtë periudhë, përshkak se takimet natyrisht që gjithmonë vinë me kompromise diçka do të ketë kompromis”, tha ai./21Media
Canaj për Kurtin: Para se ta bëjë një kompromis të madh, dëshiron një kr*zë
Analisti, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, për kryeministrin, Albin Kurti tha se ka bërë gjithmonë kompromise. Ai shtoi se Kurti para se të bëjë një kompromis të madh, dëshiron ta ketë një krizë.
“Kurti gjithmonë ka bërë kompromise, mirëpo ka ditur ti kamofloj përshkak se po të mos ishte kishte Kurti i kompromiseve ne nuk do ti kishim fare zotimet e Brukselit, aneksin e Ohrit, rrjedhimit atë autonominë e serbëve të cilën herët a vonë duhet ta zbatoj apo ndoshta edhe po e zbaton vetëm është çështje që si do ta paketoj para se ta servoj, do të thotë si do të na mashtroj neve si qytetarë ose si do ta bëjë atë”, deklaroi ai.
Ai shtoi se Kurti para se ta bëjë një kompromis të madh, gjithmonë dëshiron ta ketë një krizë duke e cilësuar Kurtin si ekspert./21Media