Canaj: Opozita në rënie, bashkimi me Osmanin mund ta çojë LDK-në në 19%

(Lajm i përditësuar)

Canaj: Opozita në rënie, bashkimi me Osmanin mund ta çojë LDK-në në 19%

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se partitë opozitare aktualisht po përballen me rënie të mbështetjes, duke iu referuar sondazheve të fundit mbi opinionin publik.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës rezulton me rreth 11%, ndërsa presidentja Vjosa Osmani gëzon rreth 8% mbështetje individuale. Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas tij arrin rreth 5%, duke kaluar pragun zgjedhor.

Canaj shtoi se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës mbeten në nivele të ngjashme me rezultatin e zgjedhjeve të fundit.

Tutje Canaj ka komentuar situatën brenda Lidhja Demokratike e Kosovës, duke theksuar se tensionet mes liderëve mund të ndikojnë në vendimet e rëndësishme politike.

Sipas Canajt, para se të mblidhet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, të merret vendimi për heqjen e Lumir Abdixhiku nga pozita e udhëheqësisë, për shkak të mosmarrëveshjeve me kryetarin aktual dhe çështjeve të tjera të brendshme të partisë.


Canaj: Gjysma e buxhetit “rrushë e kumbulla” 

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se vendimi për ndarjen e pagës së 13-të mund të shërbejë si sinjal për shkuarje në zgjedhje, duke ngritur shqetësime për mënyrën e menaxhimit të buxhetit publik.

Canaj theksoi se një pjesë e konsiderueshme e buxhetit rrezikon të keqpërdoret për qëllime elektorale, në vend që të investohet në projekte të qëndrueshme zhvillimore. Ai paralajmëroi se, sipas tij, një pjesë e madhe e mjeteve financiare mund të shpenzohet në mënyrë joefikase.

“Në momentin që ndahet paga e 13-të, ne shkojmë në zgjedhje. Qato 4 miliardë të buxhetit, mas pakti gjysma e tyre kanë me u bë rrushë e kumbulla. Ndoshta kur e sheh frustrimin e qytetarëve, e përfundon ndonjë rrugë.”, tha Canaj.


“Albin Kurti nuk është jashtëtoksor” Canaj fajëson opozitën për dominimin e tij politik

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se mbështetja për kryeministrin Albin Kurti nuk lidhet domosdoshmërisht me performancën e tij qeverisëse, por me mungesën e alternativave bindëse nga opozita.

Sipas Canajt, një pjesë e madhe e qytetarëve vazhdojnë ta votojnë Kurtin jo për shkak të rezultateve konkrete, por sepse nuk shohin një opsion më të mirë në skenën politike.

“Albin Kurti nuk është jashtëtoksor, thjesht qytetarët e votojnë sepse partitë opozitare nuk i shohin si alternativë. Ato janë po aq fajtore për këtë situatë,” është shprehur Canaj./RTV21/21Media

Back to top button