Canaj: PDK duhet të gjejë zgjidhje, të mos mbetet ‘për toke’

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar situatën brenda PDK dhe sfidat që partia mund të përballet pas kthimit të udhëheqësve Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit nga Haga.

“Nuk e di se çfarë do të gjejnë ata kur të kthehen nga Haga dhe çfarë do të gjejnë në PDK. Memli ka qenë kryetari i partisë, por nuk i ka prirë listës sepse e ka ditur se puna e liderit është e madhe dhe i ka lënë vendin dikujt tjetër. Ata duhet të gjejnë një njeri që mund të udhëheqë. Zgjedhjet janë shpallur, por nëse shkojmë në zgjedhje, ato nuk do të mbahen. Duhet gjetur një zgjidhje në mënyrë që edhe nëse kthehen ata njerëz, partia të mos jetë per toke sepse është marre për ta” tha Canaj.

Ai nënvizoi nevojën për stabilitet dhe menaxhim të mirë brenda PDK-së për të shmangur krizën e brendshme dhe për të garantuar vazhdimësinë e drejtimit politik.

Back to top button