Canaj: Target i Kurtit është LDK-ja, e nënshtron më lehtë


Canaj: Target i Kurtit është LDK-ja, e nënshtron më lehtë

Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se target i kryeministrit Albin Kurti është Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Për shkak se gjithmonë e kemi parë një përpjekje të Kurtit për të pasur kontakt me LDK-në, sepse LDK-në e nënshtron më lehtë, LDK-në aktuale. Te PDK-ja nuk i dhezin do sene”, u shpreh ai.


Canaj: PDK-ja dhe LDK-ja kanë qenë në pritje, cilën po e thërret Kurti për bashkëpunim

Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se qëndrimi i LDK-së në Kuvendin e Kosovës ishte i pakuptimtë, referuar mosvotimit të rezolutës për Hagën.

“Mendoj që kjo përpjekje për t’u afruar me LVV-në nuk është fer dhe e drejtë… të iu hiqet e drejta të dyja palëve, edhe PDK-ja edhe LDK-ja kanë qenë në pritje kënd po e thërret Albin Kurti për bashkëpunim”, u shpreh ai.

“Por si duket natyrisht s’ka dashur askush”, shtoi ai./21Media

Back to top button