Çanta të mbushura me gati 33 mijë euro gjenden në një veturë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:45 në Fushë Kosovë është ndaluar një veturë me targa gjermane, në të cilën ka gjetur çanta me gati 33 mijë euro.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, prejardhja e [parave nuk dihet ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar shuma e parave te lartcekura është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën me targa gjermane me vozitës mashkull shqiptar, gjatë kontrollimit në çantat e tyre janë gjetur në pronësi një shumë e parave në vlerë tridhjetë e dymijë e nëntëqind (32 900)€. Prejardhja e parave nuk dihet. Me urdhër të prokurorit kujdestar shuma e parave te lartcekura është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Back to top button