"Bongo" ishte bashkëpunimi i parë ndërmjet Capital T dhe Dhurata Dorës

“Bongo” ishte bashkëpunimi i parë ndërmjet Capital T dhe Dhurata Dorës

Sot kënga “Bongo” e cila erdhi si bashkëpunim ndërmjet Dhurata Dorës dhe Capital T shënon 1 vjetorin e lansimit.

Vet reperi Capital T përmes një fotografie bashkë me Dhuratën tha se u bë një vit i projektit “Bongo” i cili tha se kishte sukses të madh, shkruan rtv21.tv

“Një vit nga projekti ynë “BONBO” i cili ishte një sukses i madh dhe ende është ndër hitet kryesore të kësaj vere”, ka shkruar Capo në fotografinë e publikuar.

Ndryshe kujtojmë se “Bongo” ka arritur deri më tani mbi 33 milionë klikime./21Media