“Bisha” mban titullin kënga më e re e artistëve Capital T dhe Vig Poppa, e cila u publikua sot.

Realizimin e videoklipit Capital T dhe Vig Poppa ia besuan Sekuencës. Që nga publikimi videoklipi i “Bisha” ka arritur të klikohet rreth 50 mijë herë në YouTube, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë se Capital T sot solli pjesën e dytë të albumit të tij të titulluar “Skulpturë”, pjesë e së cilës është edhe kënga që prezantoi me Vig Poppa-n./21Media