Reperi i njohur shqiptar, Capital T,  para disa dite publikoi këngën e parë të albumit të tij “Skulpturë”.

“Tu festu” titullohet kënga e parë e këtij albumi, e cila është publikuar në YouTube në versionin audio.

Krahas punës së madhe Capital T vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij.

Përmes postimit të fundit artisti është shprehur falënderues ndaj Zotit për të arriturat e tij.

Faleminderit Zot për krejt çka kam në jetë, krejt sfidat që mi ke dërguar i kam kaluar e fal tyre sot jam më i fortë”, ka shkruar reperi në Instagram.

Reperi gjithashtu ka bërë të ditur se do të publikojë me rend të gjitha këngët e albumit të tij të ri. /21Media