Capital T është ndër rep-artistët më të njohur shqiptar, i cili shquhet për zërin dhe stilin e veçantë. Meqenëse, ka numër të madh të fansave, artisti publikon pamje të shumta në instagram.

E kur jemi te ky rrjet social, sot reperi publikoi një imazh nga Brazili, në të cilin shihet i rrethuar nga disa vajza, shkruan rtv21.tv

Krahas postimit, që po merr pëlqime dhe komente të shumta, Capital T la edhe një shkrim. “Ku me majt distance hajt”, shkroi artisti në postim, përmes së cilit lë të kuptohet se mbase është duke bërë xhirime për ndonjë projekt të radhës.

“C’est La Vie” është projekti i fundit muzikor i Capital T, i cili është publikuar më 25 korrik./21Media