Ka kohë që reperi i njohur, Capital T fansat e tij i ka paralajmëruar se do të sjell albumin e tij me titull “Skulpturë”.

Angazhimi i tij për këtë album ishte shumë i madh, këtë e ka dëshmuar përmes postimeve në rrjetet sociale ku vazhdimisht ka treguar se është duke punuar.

Reperi së fundmi përmes disa postimeve në Instastory ka njoftuar që albumi i tij pritet të publikohet shumë shpejt.

 

Kujtojmë se, pjesë e albumit janë “600 PS”, “Flex”, “Akull”, “Flawless”, e shumë të tjera ./21Media